Celebrities Music Showbiz

Edhe pse një yll me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka pasiguritë e saj! Ja sindroma nga e cila vuan këngëtarja!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Sun”. Krijuesja e hitit “New Rules” gjatë rrëfimit ka pranuar se vuan nga sindroma ‘Imposter’ apo ndryshe sindroma e mashtrimit, e cila ka të bëjë me mungesën e vetëbesimit.

27-vjeçarja shtoi se gjen frymëzim tek artistët apo yjet e famshëm që vuajnë nga dyshimi tek vetja. Këngëtarja u shpreh:

Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë dyshime tek vetja dhe e kanë njëfarë errësire brenda vetes. Dhe më pas çuditem me veten, pse më duhet të ndiej kaq shumë dhimbje për të qenë e zonja në punën që e bëj. Nganjëherë sindroma e mashtrimit ndikon keq tek unë. Veçanërisht kur jam duke shkruar këngë.

Ylli i muzikës pop theksoi se frikësohet që aktrimi i saj nuk do të jetë në nivelin e duhur, sidomos kur është nën presion për t’i portretizuar gjendjet emocionale para kamerës. Sa i përket paraqitjes në filmin “Argylle”, Lipa vazhdoi duke thënë:

Ishte shumë emocionuese. Por, për mua këta janë hapat e parë në aktrim. Kjo është mënyra më e mirë për ta zbuluar veten. Frika ime më e madhe do të ishte ta merrja një rol të madh dhe ta kuptoja se tani e tutje më duhet të jem aktore e vërtetë dhe t’i ndiej të gjitha këto emocione të ndryshme në kamera.

Dua duke vazhduar të flasë për pasiguritë apo frikërat e saj, nuk ka ngurruar që të japë edhe një këshillë për fansat e saj, duke u bazuar tek ekperienca e saj personale:

Teksa jeni duke krijuar diçka, ju këshilloj që të argëtoheni gjatë këtij procesi. Frika vjen atëherë kur është koha e publikimit të atij projekti, sepse nuk je e sigurt nëse njerëzit do ta pëlqejnë punën që e ke bërë. Kështu ndihem unë për muzikën. Teksa jam duke shkruar këngë ndihem shumë mirë dhe jam në botën time, duke krijuar diçka që më bën shumë krenare. Ti dëshironi të bësh diçka që nuk e ke bërë më parë dhe dëshiron ta sfidosh veten dhe të eksplorosh gjëra të ndryshme përmes punës. Mund t’i mbyll mediat sociale dhe të fokusohem te vetja. Në atë moment, unë po bëj diçka që e dua.