Ford Mustang V8 i radhës mund të mos jetë i fundit dhe modeli mund të prodhohet në dekadën e ardhshme edhe në epokën e makinave elektrike. Kështu deklaroi menaxheri i markës globale për Ford Mustang, Jim Owens. Në një intervistë javën e kaluar, zyrtari i lartë tha se Ford Mustang V8 do të vazhdojë të prodhohet.
Kur u pyet për kalimin e rivalëve të Ford Mustang si Chevrolet Camaro dhe Dodge Challenger në versione elektrike ose me motor gjashtë cilindra, Owens tha:
Kjo nuk është hera e parë që Camaro dhe Challenger nuk kanë qenë në treg në të njëjtën periudhë me ne. Pra, ka pasur raste kur ato produkte nuk kanë qenë në segment, dhe ne kemi qenë këtu vazhdimisht që nga viti 1964.