Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse ka diçka që nuk shkon në portretin e Blake Lively, a do të pranojë Ryan Reynolds ofertën e artistit për ta blerë 2 milion dollarë?

Një artist në rrjetin social Instagram i ka kërkuar Ryan Reynolds dhe Blake Lively dy milionë dollarë pasi realizoi një portret komik të aktores 36-vjeçare. Postimi nga ‘2dollarArtist’, ishte bazuar tek një foto e Lively-t me rroba banje të kuqe, por nuk i ngjante aspak asaj pasi të gjitha tiparet e saj ishin mjaft të shtrembëruara dhe nuk e bënin atë të dukej fiks apo edhe tërheqëse.

Artisti e ndau atë me sens humori duke thënë se:

Ryan dhe Blake më premtuan se do të më paguanin 2 milionë dollarë për të përfunduar këtë portret të mrekullueshëm. Unë dua pagesën time tani. M’u deshën dy ditë për ta bërë këtë. Nuk kam mundur të fle , të ha… për javë të tëra…

Postimi i gruas së tij u shtua në Story-n në Instagram nga aktori i “Deadpool”, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes së publikut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 2dollarArtist (@2dollarartist)

Çifti i njohur njihet për raportin dhe lidhjen unike që ata kanë me njëri-tjetrin. Për shembull, Reynolds një herë postoi një foto për të uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje dhe e kishte prerë fytyrën e saj dhe dukej vetëm ai, ndërkohë që dhe Lively më vonë u përgjigj duke postuar një foto të Ryan Gosling në vend të Reynolds në ditëlindjen e burrit të saj.

Rikujtojmë gjithashtu se Reynolds është bashkëpronar i Wrexham AFC, një klub futbolli Uellsian që konkurron në Ligën Angleze të Futbollit pasi fituan titullin e Ligës Kombëtare 2022/23. Krahas Rob McElhenney, dyshja kanë synuar të rikthejnë klubin historik në katër ligat më të mira të Anglisë. Pas atij sezoni të mrekullueshëm të Ligës Kombëtare, 2023/24 ka nisur me më shumë shpresë. Wrexham është i nënti në Ligën e Dytë, dhe qëndron tre pikë pas vendeve automatike të promovimit.