Celebrities Fashion Gossip Lifestyle Showbiz

Edhe pse është një nga gratë më të shkurtra në Hollywood, Eva Longoria zbulon sekretin e të dukurit plot hijeshi!

Eva Longoria është e gjatë vetëm 1.57 centimetra. Aktorja ka qenë gjithmonë simbol i feminitetit dhe bukurisë dhe shumë zonja shtatshkurtra pëlqejnë të kopjojnë stilet e saj, sepse ajo gjithmonë di të theksojë me profesionalizëm atributet që i ka falur natyra. Pas lindjes në vitin 2018, ajo iu përkushtua seriozisht pamjes së saj. Filloi aktivitet të fuqishëm fizik dhe korrigjoi dietën e saj dhe rezultati nuk mungoi, aktorja e njohur duket në formë të shkëlqyer fizike.

Ajo gjithmonë ka treguar se di të përshtatet me veshjet e modës, ndaj ka përdorur një truk të vogël në promovimin e serialit të ri “Gordita Chronicles”. Eva zgjodhi një komplet lëkure ngjyrë jargavani, i përbërë nga një fund i ngushtë me bel të thellë, një xhaketë të stiluar mirë dhe një crop top interesant që tërhoqi vëmendje të veçantë.

Ky model fundi nuk u bën lajka zonjave shtatshkurtra, por ky kombinim Evës i rri shumë mirë dhe madje gjatësia e saj as nuk bie fare në sy. Rikujtojmë, se Eva Longoria fitoi 20 kilogramë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, 47-vjeçarja nuk nxitoi menjëherë për të humbur peshë, pavarësisht presioneve që pati si personazh publik. Ndërkaq, Eva gjithmonë ka pëlqyer të bëjë blerja të lira për paraqitjet e saj në tapetin e kuq. Longoria, dëshmoi së fundmi se nuk duhet të shpenzoni shumë për t’u dukur përrallore.

Ajo në paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë veshi një fustan me vlerë 37 euro. Longoria e cila sërish doli në tapetin e kuq të Kanës 2022 këtë javë zbuloi momentin e saj të veshjes për ‘People’, duke shtuar se ajo nuk e kishte idenë se çfarë ishte Festivali i Kanës në atë kohë.

Askush nuk do ta dinte se ishte një fustan 37 eurosh. Nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me gruan që vesh fustanin.