E ftuar në emisionin “Pardon My French” sot ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…
Si ja del Sara që t’i menaxhosh të gjitha?
Unë kam shumë njerëz afër vetes sime dhe mundohem që çdo njeriu t’i përkushtoj vëmendjen e duhur dhe nuk po flas këtu vetëm për Ledrin dhe Poin por mamin, hallën, tezen, shoqëria. Jemi shumë të lidhur.
Vjen pas një eksperience si “Dancing With The Stars” dhe të gjithë e pamë se Sara e zotëronte shumë mirë skenën dhe u mësua me gjithçka edhe pse e përmendte shpesh se nuk ishte mësuar me kamerat më parë. Ajo mori mjaft komente pozitive në lidhje me këtë super eksperiencë por pati edhe disa nga ata që e kritikuan dhe vetë fituesja e çmimit zgjodhi që t’i përgjigjej me humor. A ka reflektuar ajo?
Nuk është se jam marrë shumë me ato komente sepse e dija që do të vinin dhe nuk e harroj kurrë kur kemi qenë njëherë tek kafja e Top-it me Ardit Çunin duke pirë kafe dhe ka ardhur Lori Hoxha për të na përshëndetur dhe na thotë: “Dua t’ju them vetëm diçka që vendi i dytë është gjithmonë më mirë se vendi i parë.” Unë mendoja pse po na e thotë këtë, po na para përgatit?(qesh) Unë dhe Arditi u futëm në ato paranojat tona dhe aty e kuptova që ka pasur të drejtë sepse vendi i parë nuk vlerësohet asgjëherë domethënë edhe po të kishte dalë dikush tjetër do të kishte gjithmonë aludime. E prisja deri diku.