Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund ka dhënë lajmin e madh dhe të shumëpritur për fansat e saj. Këngëtjarja ka zbuluar titullin dhe datën e publikimit të albumit më të ri të saj, të tretin në karrierën e saj 10-vjeçare. Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Rita shihet në një studio ku qëndron e ulur në karrige dhe pranë saj është një mashkull.
Në mbishkrimin e fotografisë, artistja bëri me dije se albumi do të titullohet “YOU and I” dhe do të publikohet i plotë më 14 korrik. Albumi i tretë do të jetë shumë personal për Rita Ora-n, me këngë dedikuar bashkëshortit dhe lagjes ku u rrit.
Albumi im i tretë “YOU and I” do të dalë në shitje më 14 korrik dhe është i qasshëm për t’u rezervuar që tani. Ky album do të thotë vërtet shumë për mua, është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe e ndjej kaq të vërtetë në atë kush jam unë sot. Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen. Shijoni historinë time të dashurisë.
View this post on Instagram
Rita tashmë ka publikuar dy këngë nga ky album, “You Only Love Me” dhe “Praising You” në bashkëpunim me Fatboy Slim. Hera e fundit kur ajo publikoi një album të plotë ishte viti 2018 kur editoi në treg “Phoenix”. Rikujtojmë, se muajin e ardhshëm ylli i muzikës pop do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha si një nga artistet e ftuara në gjysmëfinalen e Eurovizionit. Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Duke folur në Podcast të Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës”.