Ylli i pop-it Britney Spears po bën rikthimin e saj të shumëpritur në muzikë duke regjistruar fshehurazi një duet me Elton John të këngës së tij “Tiny Dancer”. Spears, u takua në heshtje me John, në një studio regjistrimi në Beverly Hills javën e kaluar për të dhënë një pamje të re të këngës së tij të vitit 1971. Kënga pritet të publikohet nga ‘Universal Music’ muajin e ardhshëm, thanë burimet për “Page Six”. Një burim i brendshëm i industrisë muzikore tha se:
Kjo ishte ideja e Elton dhe Britney-t e cila është një fanse e madhe e tij. Ata kanë regjistruar një remix të ‘Tiny Dancer’ si një duet i plotë dhe është e pabesueshme. Britney ishte në studio në Beverly Hills javën e kaluar me Elton për seancën e regjistrimit super sekret të mbikëqyrur nga producenti Andrew Watt.
Watt, studioja e të cilit është në bodrumin e shtëpisë së tij, ka prodhuar albume për Justin Bieber, Miley Cyrus, Pearl Jam dhe Ozzy Osbourne dhe ka fituar çmimin ‘Grammy 2021’ për Producentin e Vitit. Burimi shton se:
Kjo do të jetë kënga e verës. Britney është kthyer zyrtarisht. Ajo është kthyer në punë dhe është shumë e emocionuar.
Rikujtojmë, se Britney Spears dhe i dashuri i saj 28-vjeçar kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre pak javë më parë. Sam Asghari ka folur së fundmi për martesën me yllin e pop-it. Në një intervistë për ‘Good Morning America’, aktori foli për mënyrën se si ai dhe Spears po e shijojnë të qenit burrë e grua, duke zbuluar se ende nuk është mësuar me këtë status të ri. Ai bëri shaka duke treguar unazën e tij të martesës e duke shprehur se:
Duhet ta mbaj këtë gjë tani! E dini, është thjesht surreale.
Këngëtari legjendar Elton John nga ana tjetër ka zbuluar së fundmi se takimi me një jetim ukrainas në vitin 2009 e frymëzoi atë dhe bashkëshortin e tij, David Furnish të birësonin, por nuk u lejuan për shkak të orientimit të tyre seksual. Ai zbuloi në podcastin e Dua Lipa-s se atyre iu mohua mundësia për të adoptuar një foshnjë 14-muajshe.