Celebrities Gossip Showbiz

“Edhe nesër do flesh vetëm…”, Ilnisa-Meritonit: Nuk kemi nevojë as për jorgan!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Ilnisa  hyri me vonesë, pasi i dërgoi tortën e ditëlindjes në të cilën ishte numri 29. Pasi kaluan momente të bukura gjithë së bashku, erdhi edhe momenti i ndarjes. E teksa po përshëndeteshin nuk kishte si të mungonin puthje e përqafime mes çiftit Ilnisa dhe Meriton. Ky i fundit, i ka “rikujtuar” Ilnisës që dhe ditën e sotme do të flejë vetëm, më pas do të jenë të dy bashkë pas daljes së tij nga shtëpia.

Meritoni: Edhe nesër, edhe një natë do fle këtu

Ilnisa: Edhe nesër i bie

Meritoni: Pastaj bashkë

Ilnisa: Nuk kemi nevojë as për jorganë

Meritoni: Jeta ime. Të kërkoj shumë falje që të kam lënë pa gjumë

Ilnisa: Të dua shumë

Meritoni: Më fal që të kam lënë edhe vetëm

Ilnisa: Vdeksha unë, mos fol më ik