Celebrities Gossip Showbiz

“Edhe nëse shkoj…”, çaste romantike mes Romeos dhe Heidit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mëngjesin e sotëm, Romeo dhe Heidi kanë kaluar momente romantike së bashku teksa ndodheshin në oborr, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin nën ritmin e muzikës. Teksa Romeo i këndonte disa rreshta të një kënge për të treguar se është i dashuruar.

Edhe nëse shkoj nuk harroj. Mund ta nisje ti një jetë se më doje vërtetë ti…”

 

Prime-n e kaluar u bë pjesë e shtëpisë banori i ri, Shkëlqim Bega. Ditën e sotme ai ka vendosur që të ndajë me publikun një histori të trishtë nga fëmijëria e tij teksa bisedonte Gracianon. Boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma, pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.