Lifestyle

Edhe në barkun e nënës foshnjat mësojnë/Zbuloni çfarë thotë studimi i fundit!

Disa studime të kryera kohët e fundit kanë treguar se foshnjat nisin të mësojnë që në barkun e nënës së tyre. Edhe pse nuk kemi kujtesë për disa faza të hershme të ekzistencës sonë, e vërteta është se mësimi që marrim në barkun e nënës krijon ndjesi që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

“Bright Side” tregon se si prindërit mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre gjëra të ndryshme që në kohën kur janë në barkun e nënës.

Të mësuarit para lindjes

Zhvillimi i foshnjës është biologjik, por edhe biopsikik dhe edukativ dhe varet nga kontakti dhe komunikimet me apo pa vetëdije që prindërit bëjnë me fëmijët e tyre që kur janë në barkun e nënës.

Çfarë mund të mësojë një fëmijë në barkun e nënës?

Shkencëtarja e suksesshme, Annie Murphy Paul, pohon se sipas hulumtimeve të fundit, një foshnjë mëson që nga koha kur është në barkun e nënës. Edhe pse mund të jetë e vështirë të besohet, apo edhe nëse nuk është folur deri më tani për diçka të tillë, këto mësime mund të jenë më të rëndësishmet. Foshnjat njohin dhe mësohen me tingullin e zërit të nënës.

Ata mësojnë shijet: Ne mund të mendojmë se foshnja nuk mund të shijojë asgjë, por kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se ka shije të ndryshme ushqimesh që gruaja shtatzënë ha dhe fetusi zakonisht i merr ato. Kjo është arsyeja pse kur ata lindin dhe gjatë kohës që rriten, shfaqin një pëlqim për ato ushqime që nëna e tyre ka konsumuar gjatë shtatzënisë.

Ata mësojnë një gjuhë. Bazuar në atë që dëgjojnë në bark, foshnjat fillojnë të mësojnë gjuhën e njerëzve përreth tyre.

Të mësuarit nga dhe me nënën. Çdo gjë që është pjesë e përditshmërisë së gruas shtatzënë, si aromat, tingujt, emocionet, apo edhe produktet që ajo përdor, merren në një farë mënyre nga fëmija. Këto të dhëna që fëmija merr përmes nënës konsiderohen informacione.

Si mund ta mësojmë foshnjën gjatë kësaj faze?

Përmes prekjes: Kur e ledhatoni barkun me dorën tuaj, foshnja është në gjendje ta ndjejë. Ky stimul transmetohet derisa të arrijë në tru dhe provokon lëvizje në këtë pjesë të trurit.

Përmes shikimit: Si drita natyrore ashtu edhe ajo artificiale mund të arrijë tek fëmija përmes mitrës me intensitete të ndryshme. Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se fetuset kanë më shumë gjasa të shohin pika në formën e fytyrës së njeriut. Kjo tregon se një foshnjë reagon ndaj botës së jashtme para se të bashkohet me të.

Përmes dëgjimit: Tingujt regjistrohen dhe foshnjat i dëgjojnë, edhe pse ndoshta në të ardhmen ata nuk do të jenë në gjendje të mbajnë mend këngë të caktuara. Pas 18 javësh shtatzënë, foshnja do të jetë në gjendje të dëgjojë tingujt e stomakut të nënës dhe rrahjet e zemrës.

Përmes sistemit motorik dhe gjendjes emocionale: Ndërsa ndodhet brenda mitrës, foshnja është në gjendje të perceptojë nëse nëna është në një pozicion të qëndrueshëm apo jo, duke zhvilluar kështu ekuilibrin. Ata kanë një ndjenjë shumë të zhvilluar të hapësirës personale, diçka që rrjedh nga veshi i tyre i brendshëm. Gjithashtu, një fetus mund të perceptojë mesazhe përmes placentës për gjendjen mendore dhe psikologjike të nënës.

Rikujtojmë, se personat që bëhen prindër për herë të parë mund të ndiejnë se po bëjnë gjithçka gabim. Në fakt, shumë prindër përballen me vështirësi kur në familje vjen një pjesëtar i ri. Në fund të fundit, nuk ka një udhëzues për ata që bëhen prindër për herë të parë dhe si pasojë ata duhet të përballen me shumë sfida. Prandaj, është e zakonshme që të shfaqen problemet.