Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banori Endrik Beba. Ai bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por si e komenton ai Eglën, një nga banoret më të spikatura të këtij edicioni?
Unë me Eglën kam patur debate, më ka përmendur edhe mua familjen. Egla është mishërimi i fjalës së urtë që thotë “Bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë…” Për mua Egla duhet të kishte dalë e para, jam habitur shumë.
Ndërkohë, ai komenton edhe lojën e Julias, Ledjonës e Rozës.
Mua më pëlqen si personazh Julia. Uroj të gjejë hapësirën të tregojë se cila është. Mendoj se e ka marrë personale me Eglën. Kam shumë besim te Roza dhe Ledjona. Besoj se meritojnë më shumë se personazhe të tjerë.