Fashion Film & Tv

Edhe kjo nuk ishte parë/ Rriten shitjet me 7.800% të ‘Vans’-ave të “Squid Game”!

Kujt ia merrte mendja se seriali i njohur i Netflix “Squid Game” mund të bëhej një fiksim kaq i madh për të gjithë ata që e kanë parë? Ndoshta i nxitur pjesërisht nga debutimi në kohë i shfaqjes aq afër festës së ‘Halloëeen’-it, interesi për t’u dukur si një konkurrent i lojës ‘Squid Game’ thuhet se ka nxitur një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve të Vans “True White” që nga premiera e serialit më 17 shtator.

Kostumet e aktorëve në filmin e Koresë së Jugut kanë arritur gjithashtu të tërheqin vëmendjen, kjo është një lojë e cila i vendos konkurrentët e saj të pafat në kostume të gjelbërta dhe në ato furgona të bardhë para se të dalin në fushë për të konkurruar për para ose të vdesin duke u përpjekur në lojërat e fëmijëve si ‘Red Light’, ‘Green Light’.

Sipas ‘The Sole Supplier’ në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e këtyre ‘Vans’-ave janë rritur me 7,800 % që kur ‘Squid Game’ u lançu nga Netflix.

Rikujtojmë gjithashtu se seriali korean ka thyer rekorde të jashtëzakonshme në ‘Netflix’, por për krijuesin e tij që ka bërë rolin e skenaristit, producentit dhe regjisorit nuk paska qenë fare e thjeshtë. Hwand Donk-hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’. “Squid Game” nuk kishte mjaftueshëm fonde për t’u realizuar, por kur u krijuan kushtet dhe erdhi momenti për të xhiruar, Hwand e përshkruan si një nga vështirësitë më të mëdha të jetës së tij.

Xhirimet kanë qenë shumë intensive. Stresi m’u shfaq në një formë fizike. Kam humbur 6 dhëmbë gjatë atyre ditëve. Ende nuk i kam zëvendësuar. Kam nevojë për implante, por nuk kam pasur kohë.

Megjithatë, shkollat ​​po paralajmërojnë prindërit që të mos i lënë fëmijët e tyre të shikojnë serialin e Netflix-it, pasi disa nxënës u panë duke imituar skena të njëjta si në serial.