Bota Botë e Çuditshme

Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë, ‘Perzervativi DIGJITAL’ tanimë në dizpozicion për Gjeneratën Z!

Pornografia hakmarrëse, shpërndarja e fotove private, seksuale ose videove të një personi tjetër është në rritje në Mbretërinë e Bashkuar me raportet që janë rritur me 106% nga 2022 në 2023. Një në 14 të rritur në Angli dhe Uells kanë përjetuar kërcënime për të ndarë imazhet e tyre intime pa pëlqimin e tyre, sipas hulumtimit të kryer nga Refuge.

Tani marka gjermane e shëndetit seksual BILLY BOY ka bashkëpunuar me agjencinë Innocean Berlin për të shpikur një ‘prezervativ digjital’ të parë në llojin e tij për të parandaluar regjistrimin pa konsensus gjatë seksit. Aplikacioni CAMDOM është ‘i lehtë për t’u përdorur sa një prezervativ i zakonshëm’ dhe mbron përdoruesit nga regjistrimi i fshehtë i fotove, audios dhe videos duke kyçur kamerën dhe mikrofonin e të gjitha pajisjeve të pranishme në dhomën e gjumit.

Për ta bërë këtë, partnerët seksualë vendosin telefonat e tyre pranë njëri-tjetrit dhe shtypin poshtë në një buton virtual për të kyçur telefonat e tyre gjatë kryerjes së veprës. Nëse një përdorues përpiqet të dalë fshehurazi nga kyçi para kohe dhe të dokumentojë takimin seksual, do të bie një alarm për të paralajmëruar të tjerët për kërcënimin e mundshëm të regjistrimit.

Butoni duhet të shtypet njëkohësisht nga të gjithë të përfshirët për të zhbllokuar kamerën dhe mikrofonin. ‘Perzervativi digjital për gjeneratën digjitale’ është zhvilluar nga Felipe Almida dhe mund të bllokojë sa më shumë pajisje të nevojshme. Almeida tha: ‘Smartfonët na ruajnë shumë të dhëna të ndjeshme. Për t’ju mbrojtur nga regjistrimi i përmbajtjeve jokonsensuale, ne kemi krijuar aplikacionin e parë që mund të bllokojë kamerën dhe mikrofonin tuaj thjesht nëpërmjet përdorimit të Bluetooth.”

Aplikacioni CAMDOM është ‘një dhe i pari në mbrojtjen e vetes dhe jetës sonë seksuale në sferën digjitale’. BILLY BOY dëshiron që Gjenerata Z të shkarkojë aplikacionin dhe të mbrohet nga pornografia hakmarrëse. Tabelat, afishet dhe kartolinat që reklamojnë CAMDOM tashmë janë vendosur në bare, klube nate, qendra të shëndetit seksual dhe përreth kampuseve universitare. CAMDOM nga BILLY BOY tani është në dispozicion në Android dhe do të lançohet së shpejti në iOS. Ndërkaq, një përqindje e madhe e meshkujve blejnë prezervativë me madhësi të gabuar, sepse janë shumë të turpëruar të blejnë prezervativë (më të vegjël) që përshtaten.