Tristan Thompson është parë së fundmi disa duke festuar me disa vajza në orët e vona teksa po shijon pushimet në Mykonos, pas lajmeve se po bëhet baba për herë të dytë me ish-të dashurën e tij, Khloe Kardashian. Ylli 31-vjeçar i NBA-së ka tronditur sërish botën pasi u fotografua në një klub të quajtur “Bonbonniere”, pas një sërë skandalesh të tjera tronditëse në të cilat ka qenë i përfshirë.
Në këtë mbrëmje, Tristan dukej sikur nuk kishte asnjë shqetësim në botë, pasi u shfaq teksa po pinte dhe ishte duke u argëtuar me një grup miqsh, në mesin e tyre edhe disa vajza. Sipas konfirmimeve të dëshmitarëve okularë, ata thanë se Tristan ishte jashtë deri në orën 2:30 të mëngjesit dhe se akoma ka qenë në shoqërinë e disa vajzave.
Khloe Kardashian është gati për një fëmijë të dytë me ish të dashurin e saj, Tristan Thompson. Përfaqësuesit e yllit të “The Kardashians” e konfirmuan lajmin në një deklaratë për DailyMail, ku zbuloi se foshnja do të lindte nga një nëne surrogate. Ajo dhe lojtari 31-vjeçar i NBA-së, të cilët kanë pasur një romancë të vështirë që nga viti 2016, janë tashmë prindër të vajzës 4-vjeçare, True Thompson. Në deklaratë thuhej se:
Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor. Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për nënën surrogate për një bekim kaq të bukur. Ne do të dëshironim të kërkojmë privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet te familja e saj.
Pavarësisht zërave të fundit se Khloe dhe Tristan janë pajtuar, një burim i afërt me familjen thotë se dyshja ‘nuk janë përsëri bashkë’ dhe ‘nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga dhjetori përveç çështjeve të bashkëprindërimit’. Burimi gjithashtu vuri në dukje se foshnja e Khloe dhe Tristan ishte ngjizur përmes një surrogate përpara se të zbulohej se ai ishte në pritje të një fëmije me modelen e fitnesit, Maralee Nichols në dhjetor të 2021. TMZ raportoi se lindja e foshnjës së Khloe dhe Tristan është ‘e afërt’ dhe mund të jetë vetëm çështje ditësh, ndërsa një tjetër i brendshëm sugjeroi se fëmija kishte lindur tashmë.