Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo.‘ Kce kce’ quhet projekti i tyre më i ri në bashkëpunim me reperin Majk, që ka vetëm pak javë nga publikimi dhe ka arritur të numërojë afro 10 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.
Së fundmi Gjiko ka treguar se punon sërish mbi një projekt të ri. Pak minuta më parë, artisti ka treguar se ndodhet në xhirime dhe vendi ku po bën videoklipin e tij është një shtëpi. Në formë shakaje ashtu si shpesh bën, reperi ka treguar se sapo ka përfunduar shtëpia e tij më e re dhe i këshilloi të gjithë ata që po e ndërtojnë një të tillë që të mos e bëjnë sepse është rritur çmimi i hekurit.
Më në fund u përfundua shtëpia ime, jam shumë i lumtur. Ata që duan të bëjnë shtëpi sivjet, mos bëni se çmimi i hekurit është rritur shumë.
Në një nga episodet e emisionit më të ri në Top Channel “Më lër të flas” erdhi. Vëllezërit Veshaj në pjesën e dytë kishin të ftuar reperin e njohur Gjiko. Përpos muzikës së mirë dhe hiteve të shumta, ai ka qenë i përfolur së fundmi lidhur me një akuzë shumë të rëndë për mashtrim dhe përdhunim të një të miture para disa vitesh dhe lidhur me këtë për herë të parë në një intervistë, reperi reagoi.