Alex Seitaj do të mund ta dëgjoni prej datës 23 Prill krah Nilsa Hysit dhe Anisa Kushtës, falë rikthimit të bujshëm të “Merre me Lëng Show“. 3-shja e famshme e Instagram-it, ishin ditën e kaluar në “Live From Tirana” ku zbuluan detaje rreth rikthimit të tyre.
Nga ana tjetër, tek Alexi vumë re një ndryshim në look-un e tij që e kemi parë edhe tek shumë personazhe të tjera të famshme, sidomos kohët e fundit. Edhe Alexi është përfshirë në trendin e flokëve ‘të kuqe’ madje më saktë, ngjyrë bronz. Ishim mësuar tashmë me një Alex të thjeshtë që ndryshimet e mëdha ja lë Vezires, por këtë herë ai ka vendosur të vijë ndryshe dhe kjo pamje e re i shkon shumë.