Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Prej disa ditësh nga të gjithë janë vënë re flirtet mes Romeos dhe Heidit. Deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar se ka ka diçka më shumë se shoqëri, por janë shprehur se ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Së fundmi janë shtrirë të dy në të njëjtin krevat bashkë dhe duket se janë aq shumë rehat sa shprehen se nuk duan të çohen.
View this post on Instagram
Situata që përjetoi Erjola së fundmi ka tërhequr të gjithë vëmendjen dhe është diskutuar shumë. Teksa u shpreh se shikon hije, ajo tregoi edhe një rast të ndodhur gjatë prime-t, ku i kishte kërkuar ndihmë Ervinit për t’i kënduar sure(pjesë nga Kurani) për tu qetësuar. Ditën e sotme i ftuar te “Shqipëria Live” ishte Ervin Gonxhi, i cili u shpreh lidhur me këtë situatë të Erjolës.