Aktori i njohur i “Gossip Girl”, Ed Westwick, njoftoi se është në pritje të fëmijës së tij të parë me gruan Amy Jackson Westwick.
Çifti ndau një postim karusel me foto ku Jackson shfaqet me një fustan të thjeshtë satin që tregon barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa Westwick e vështron plot dashuri, veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza.
Në komentet e postimit, miqtë dhe fansat shprehën urimet e tyre për çiftin.
Modelja Daisy Lowe shkroi:
Oh, sa gëzim! Urime të mëdha, shumë dashuri për ju të gjithë!
Një fans i çiftit komentoi:
Mezi po pres për foshnjën Jackson-Westwick! Kjo është kaq e bukur.
Justine Mills, bashkëthemeluese e dyqanit Cricket, i uron:
Urime, z. dhe znj. Westwick, lajme të bukura.
Edhe Kelly Rutherford, që luajti Lily van der Woodsen në serial, dërgoi dashuri me disa emoji zemre.
Kujtojmë se bukuroshja Amy e ka një djalë 4-vjeçar, Andreas, nga një lidhje e mëparshme, i cili është “me të vërtetë i emocionuar” për të pasur një vëlla. Një burim i ka thënë Y!Entertainment se Ed dhe Amy planifikonin të kishin një fëmijë shumë shpejt pas martesës së tyre në gusht 2024.
Çifti u njoh në një event të garave Aston Martin në vitin 2021 dhe e bënë publike marrëdhënien e tyre në Instagram në qershor 2022.
Aktori i propozoi partneres së tij në janar të këtij viti dhe ata u martuan në një ceremoni të vogël private në Londër më 9 gusht 2024, përpara se të organizonin një festë tjetër në Itali më vonë po në atë muaj.
Nuk na mbetet gjë tjetër për të thënë veçse urime çiftit të lumtur dhe një shtatzani sa më të mbarë!