Celebrities Gossip Music

Ed Sheeran fiton betejën gjyqësore për këngën “Shape of you”!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka fituar së fundmi një betejë të Gjykatës së Lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017, “Shape of You”. Një gjykatës vendosi këtë të mërkurë, më 6 prill, se kantautori nuk kishte bërë plagjiaturë në këngën e vitit 2015 “Oh Why” nga Sami Chokri. Chokri, i cili interpreton nën emrin Sami Switch dhe bashkëshkrimtari i tij Ross O’Donoghue, pretenduan se pjesa “Oh I” në “Shape Of You” është çuditërisht i ngjashëm me refrenin “Oh why” në këngën e tyre.

“Shape of You” ishte kënga më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2017 dhe është kënga më e transmetuar ndonjëherë nga Spotify. Ajo u shkrua së bashku me bashkëpunëtorët e Sheeran, John McDaid të Snow Patrol dhe producentin Steven Mccutcheon, të cilët gjithashtu mohuan akuzat për kopjim. Procedurat ligjore u nisën në vitin 2018 dhe përfunduan në një gjyq 11-ditor në Londër muajin e kaluar.

Rikujtojmë se së fundmi Ed Sheeran ka paraqitur planet e tij për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e ‘mini-fshatit’ të tij të madh prej 3.7 milionë paundësh në Suffolk të quajtur Sheeranville. Fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme. Planet e fundit nënkuptojnë se ylli 30-vjeçar i popit mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham nëse planet që janë paraqitur për varrin marrin miratimin nga oficerët e këshillit.