Bota Botë e Çuditshme Gossip

E zhgënjyer nga bashkëmoshatarët e saj, e reja nga Kolumbia nis bashkëjetesën me 7 pensionistë!

Lina vjen nga distrikti i Barranquilla në Kolumbinë veriore dhe ka habitur me historinë e saj të pazakontë teksa ka pohuar se po argëtohet me shtatë pensionistë. Vajza tregon se ishte zhgënjyer nga bashkëmoshatarët e saj që nuk i siguronin stabilitet emocional apo financiar.

Pas shumë mendimeve, ajo arriti në përfundimin se duhet t’u drejtohej burrave të moshuar. “Ata janë më bujarë dhe më pak kërkues”-tha ajo. Lina tregoi se i afrohej të moshuarve në vendet ku mblidheshin, si në parkun lokal të Bolivarit. Ajo flirtoi pak, i kënaqi të zgjedhurit e saj dhe kështu krijoi një marrëdhënie me ta. Përveç ndihmës financiare, burrat morën edhe përgjegjësi në shtëpi, si larja e rrobave, përgatitja e ushqimit dhe pastrimi.

“E kuptova se nuk kam pse të kërkoj asgjë nga burrat e moshuar. Më dhanë gjithçka, sepse e dinë se nuk do të gjejnë një si mua”-tha Lina. Partnerët e saj janë Carlos, Simon, Jesus, Pablo, Manuel dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Vajzën shumë e akuzuan për shfrytëzim të të moshuarve. Nga ana tjetër, ajo mbron stilin e saj të jetesës, duke e cilësuar si një “marrëveshje reciproke” dhe jo një lidhje klasike romantike. Lina tregon se të dyja palët përfitojnë;ajo merr stabilitet financiar dhe partnerët e saj shoqëri dhe dashuri të mirë.