Suksesi i stilistit Valdrin Sahiti brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce apo Yung Miami në evente shumë të rëndësishme. Së fundmi, listës së VIP-ave ju shtua dhe supermodelja Winnie Harlow.
Në ditën e saj më të veçantë, ditëlindjen ku mbushi 27 vjeç, ajo zgjodhi pikërisht stilistin tonë Valdrin Sahitin. Një fustan që e bën Harlow të vezullojë, ashtu siç vetëm dora e tij mund të stilojë.
Në muajin qershor për eventin e rëndësishëm “Bet Awards”, këngëtarja Yung Miami publikoi disa foto ku dukej e mrekullueshme në fustanin e gjelbërt të stiluar nga stilisti ynë, Valdrin Sahiti.
Pak kohë më parë në ceremoninë e hapjes të shpërndarjes së çmimeve Grammy, u përfol shumë, fustani i kuq dhe shumë seksi që diva e muzikës pop, Beyonce mbante veshur. Ai fustan madhështor ishte i stiluar Sahiti, teksa ai vazhdon të na tregojë se sukseset e tij nuk kanë të ndalur.
Kujtojmë se, në prill të 2018- ës, Valdrini u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Edita u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bella.