Moderatorja e njohur dhe mjaft e pëlqyer për publikun Bora Zemani, ka qenë e ftuar në “Wake Up” për të treguar surprizat në natën e parë të spektaklit “Dancing With the Stars”, i cili nis sot në Top Channel, në orën 21:00. Përveç këtij spektakli, ajo është pyetur edhe për prezantuesen e re që e ka zëvendësuar në “Për’puthen”, Megi Pojani. Sipas Borës, Megi është zgjedhja e duhur për këtë format dhe se ka një stil sportiv që sipas saj i shkon shumë.
Ke mundur ta shikosh “Për’puthen”, ndërkohë që Megi ka marrë përsipër drejtimin?
E kam ndjekur pak, jo rregullisht. Më pëlqen shumë, edhe konkurrentët më pëlqejnë, por patjetër Megi që për mua është zgjedhja e duhur për “Për’puthen”, me atë stilin e vet të prezantimit, shumë sportive.
Ndonjëherë kur dikush lë një emision, e pyesin kë shikon në vendin tënd, të pyetën ty për Megin?
Jo nuk është se më kanë pyetur, por kur e mora vesh më tingëlloi shumë mirë. Thashë Megi super!