Celebrities Fashion Gossip Showbiz

E zbuluam më duket! Ja cili është detaji i preferuar i Antonelës në veshje…

Antonela Berisha është një personazh që jo pak herë ka tërhequr vëmendjen qoftë me karakterin e saj shpërthyes, me thashetheme të shumta rreth saj, por edhe me pamjen e saj të jashtme. Antonela duket se e ka ndjekur sadopak famën, teksa ka marrë pjesë sa në “Për’puthen”, aq edhe në “Big Brother Vip Albania”.

Veç karakterit të saj, në daljet e saj të shumta publike ne kemi marrë edhe një shije të stilit dhe njohurive të saj në botën e modës.

E teksa çdo look i Antonelës ka marrë vëmendjen e duhur, duket se detaji i saj i preferuar në veshje janë pikërisht dorezat.

Dalim në këtë përfundim pasi ka mbajtur doreza në një sërë veshjesh të saj. Nga paraqitjet ne “Për’puthen” dhe “Big  Brother Vip Albania”, e deri në pozat e saj në Instagram, jo pak herë Antonela ka përfunduar look-un e saj me këtë detaj interesant.

Ndërkohë, duket se Antonela i ka të gjitha ngjyrat në dorezat e saj, teksa është shfaqur me të zeza lëkure, por edhe me një fustan lejla të bashkuar me doreza, si edhe me fustan të kuq me doreza të së njejtës ngjyrë.

As veshja e gjitha e gjelbër me doreza të së njejtës ngjyrë e copë nuk kanë munguar, por edhe fustan rozë i bashkuar vetëm me një dorezë.

Disa herë, dorezat e saj të zeza i ka mbajtur të thjeshta, teksa të tjera herë, ka shtuar detajin e byrzylykut apo unazave.

Kujtojmë, se trendi i dorezave është vënë re së fundmi, teksa shumë artiste dhe moderatoreve shqiptare e të huaja janë parë shpeshherë me doreza.