Një situatë tepër e sikletshme ka ndodhur të dielën e kaluar në rubrikën “Pa Filtra”, pjesë e “E Diell” me opionisten Françeska Murati. Një i ri i cili erdhi në program si artist, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme. Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, i dhuroi një karikaturë në formën e një shtrigë. Sipas tij, ai e ka parë Françeskën si të tillë ndaj e ka vizatuar. Pas debatit të fortë në studio, Françeska vendosi të largohet nga programi.
Lidhur me këtë Françeska ka diskutuar më shumë e ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Ëake Up”. A ka qenë kjo një situatë e sajuar për klikime, siç kanë menduar shumë njerëz, apo ka ndodhur vërtetë?
Shumë kanë menduar se ishte diçka e stistur, por nuk ishte me skenar. Mund të ketë shumë njerëz që më kanë menduar si shtrigë, të gjithë kemi njerëz që nuk na pëlqejnë në fund të fundit. Mua më preku reagimi i njerëzve të tjerë në studio. Nuk mendoj se është e sajuar nga produksioni, sepse nëse do të ishte do ishte diçka shumë e shëmtuar. Kur u bëra pjesë e këtij formati më thanë që do të ndryshojmë jetën e njerëzve, ata që do të vijnë do të kenë 30 sekonda për të shprehur veten dhe të merresh akoma me “Big Brother”… Kam parë që shumë njerëz janë revoltuar me këtë gjë. Edhe në komente nuk kam parë njerëz që e mbështesin atë djalin. Edhe nëse unë jamë shtrigë, ti që ma thua nuk të bën ty më të mirë.
A do të jetë më Françeska pjesë e rubrikës “Pa Filtra” në “E diell”?
Duhet ta shihni të dielën. Nuk mund të zbuloj gjë për këtë. Jam mërzitur shumë realisht. Kam diskutuar gjatë me Ronaldon, me produksionin. Nuk dua sherre, jam bajatur aty brenda…