Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth më 8 shtator 2022, u zbulua se arkivoli i sovranes ishte bërë më shumë se 30 vjet më parë nga dru lisi dhe plumb anglez. Së fundmi një eksperte mbretërore ka parashikuar se me çfarë xhevahiresh do të varroset monarkja. Sipas Lisa Levinson, e vetmja bizhuteri me të cilën do të prehet Mbretëresha Elizabeth II do të jetë unaza e martesës prej floriri nga floriri që ajo mori në dasmën e saj me Princin Philip në 1947 dhe një palë vathë me perla. Levisnon tha se:
Madhështia e saj ishte një grua tepër e përulur, e cila nuk ka gjasa të varroset me ndonjë gjë tjetër përveç unazës së saj të thjeshtë të martesës prej ari nga Uellsi dhe një palë vathë. Princi Philip ishte angazhuar vetë për krijimin e unazës së fejesës me Elizabeth, e cila është prej platini dhe përmban 11 diamante natyrale, një diamant të rrumbullakët prej tre karatësh dhe pesë gurë më të vegjël të vendosur në secilën anë.
Ndërkaq, koleksioni privat i bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth II përbëhet ndërkohë nga 300 pjesë unike, duke përfshirë 98 karfica, 46 gjerdanë, 34 palë vathë, 15 unaza, 14 ora dhe 5 varëse. Bizhuteritë zyrtare të Kurorës janë vendosur në Kullën e Londrës dhe janë mbledhur që nga shekulli i 17-të. Koleksioni përmban më shumë se 23,000 diamante, safirë dhe rubinë.
Shumë është folur për jetën por edhe për stilin e veçantë që ajo kishte. Mbretëresha i jepte shumë rëndësi dukjes së saj dhe në çdo dalje publike spikaste me veshjet në ngjyrë të ndezur, çantat e vogla të dorës, por mbi të gjitha këpucët që madhëria e saj i ka mbajtur prej më shumë së gjysmë shekulli. Ajo kishte një këpucar personale dhe madje një asistente që ia vishte asaj.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër, ka konfirmuar Buckingham Palace. Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga mbreti Charles III, i cili e ka marrë zyrtarisht detyrën në mëngjesin e 10 shtatorit.