Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.
Edhe pse sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, artisja ka paralajmëruar se ka gati një tjetër bashkëpunim për këtë sezon veror me artistin Olsi Bylyku. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ronela ka zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ i saj ku shfaqet e veshur si nuse dhe titullin e duetit ‘Si ke mujt’.
Epo, që nga titulli duket se do të prekë zemrat e të gjithëve…
Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit.. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.