Celebrities Gossip Showbiz

E veshur me të bardha dhe në super formë, Dua Lipa mahnit me fotot nga jugu i Shqipërisë!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri, ndërsa ka shuar kuriozitetin e ndjekësve duke publikuar disa foto. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon momente të bukura, nën mbishkrimin

Qetësi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

E veshur me të bardha dhe në super formë, Dua Lipa ka treguar vende piktoreske të bregdetit shqiptar. Dy ditë më parë bukuroshja shqiptare ka ndarë të tjera foto në rrjete sociale, ku duket si një sirenë me një fustan të kuq të tejdukshëm.

Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se është duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ku nuk kanë munguar fotot. Ajo ka ndarë disa foto nga bregdeti, ku duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.

Nuk është hera e parë që Dua zgjedh të pushojë në vendin tonë, i cili shquhet për ujërat e kristalta dhe bukuri natyrore magjepsëse. Është vera e tretë radhazi që ylli me famë ndërkombëtare zgjedh Shqipërinë për pushime, përkatësisht jugun e vendit.