E njohur si modele e blogere Emma Chamberlain ka realizuar një set fotografik që rrallë mund ta kemi parë. Ajo ka postuar në Instagramin e saj koleksionin e ri të çantave nga Jared Ellner, një stilist që po synon majat e suksesit në botë. 23 vjeçarja ka pozuar nudo, duke mbuluar ca pjesë të trupit me çantat. Krahas fotove, ajo shkruan:
Zbulim i të pasmeve për markën e Jared Ellner. Të adhuroj!
View this post on Instagram
Stilisti nga ana tjetër e falenderon për ndihmën dhe gjithë ekipin për idetë mëse kreative. E në fakt jo siç ndodh zakonisht, njerëzit kanë lënë komente përgjithësisht pozitive, sidomos për trupin elegant të modeles.
View this post on Instagram
Edhe më herët, Emma e ka thënë publikisht se ka vetëbesim të lartë dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. “Njerëzit gjykojnë gjithçka, kështu që s’më intereson opinioni i askujt. Vish çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe rehat”, ka qenë mesazhi i saj për vajzat dhe gratë.
View this post on Instagram