Ditën e djeshme këngëtarja e famshme, Selena Gomez ka pozuar për revistën prestigjioze “Vogue”. Artistja është rrëfyer për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë detaje të tjera. Ylli i muzikës pop, ka treguar gjithashtu se sa e vështirë është të hysh në një marrëdhënie të qëndrueshme që pas ndarjes nga Justin Bieber tri vite më parë. Ajo u shpreh se fama e ka bërë të vështirë për të që të kuptojë nëse një person e pëlqen vërtet atë.
Unë nuk mund të takoj dikë dhe të di nëse ai më pëlqen mua. Të them të drejtën, unë thjesht dua të filloj nga e para. Unë dua që gjithçka të jetë krejtësisht e re për mua.
Selena gjithashtu tregoi se si duhej të kërkonte ndihmë profesionale pas ndarjes nga Bieber. Jeta e saj mesa duket nuk është më në kontroll pasi Gomez ka shprehur se dëshiron të tërhiqet edhe nga muzika.
Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin në konsideratë. Kam pasur momente kur kam thënë: ‘Ç’kuptim ka? Pse vazhdoj ta bëjë këtë?
Rikujtojmë, se Gomez dhe Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2018. Këngëtari i famshëm kanadez është i martuar me modelen e njohur, Hailey Baldwin.