Mbreti i muzikës poo Michael Jackson kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur ndërroi jetë në vitin 2009. Këtë pretendojnë dokumentet e reja të gjykatës. Mbreti i Pop-it ishte në një krizë të thellë financiare kur vdiq në moshën 50-vjeçare, sipas një peticioni që ekzekutorët e pasurisë së tij depozituan në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit.
“Në kohën e vdekjes së Michael Jackson, asetet më të rëndësishme të tij ishin subjekt i më shumë se 500 milionë dollarëve të borxhit dhe pretendimeve të kreditorëve, me një pjesë të borxhit që grumbullohej me norma interesi jashtëzakonisht të larta dhe një pjesë e borxhit në mospagim”-thuhej në dosje.
Deklarata kërkon që paratë nga pasuria e Jackson të përdoren për të rimbursuar avokatët e ekzekutorëve për shërbimet ligjore dhe shpenzimet e tjera. Ndërkaq, kanë kaluar 15 vjet nga vdekja e ‘Mbretit të Popit’. Ai u nda nga jeta më 25 qershor të vitit 2009, por ndikimi i tij në industrinë e muzikës vazhdon që të ketë jehonë.
Në nga personazhet e famshëm më ikonë, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare, vetëm disa ditë para një koncerti. Jackson mori një mbidozë me ilaçe gjumi dhe zemra e tij pushoi. Admiruesit e tij në mbarë botën u tronditën, por për familjen e Jacksonit vdekja e tij nuk ishte e papritur dhe sipas tyre, nuk ishte aksident.
Shumë kohë pas vdekjes së tij, muzika e Michael Jackson vazhdon të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme, duke kryesuar shpesh listën e yjeve të vdekur në fitimet e revistës “Forbes”. Vlerësimet sugjerojnë se të ardhurat për trashëgimtarët e Jackson arritën në rreth 115 milionë dollarë vitin e kaluar, falë një hiti muzikor në Nju Jork dhe një shfaqjeje tjetër të Jackson në Las Vegas.