Meritoni ka bërë një rrëfim tepër prekës gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku ka folur për djalin dhe ish-partneren e tij. Meritoni ka treguar për herë të parë se shkak për ndarjen nga nëna e të birit ka qenë konflikti se ku do jetonin pas lindjes së djalit. Nga ana tjetër, Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë, madje Meritoni rrefeu që djali i tij ishte edhe me autizëm. Ai tha se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.
Ditën e sotme ka ardhur reagimi i ish partneres së Meritonit në rrjetet sociale ku ka publikuar një foto të djalit tyre me mbishkrimin: “Mos u shqetëso vogëlush, e vërteta fiton gjithmonë, së shpejti…“