Celebrities Gossip Showbiz

E veja e Elvis Presley-t, Priscilla shfaqet në publik me një pamje të zymtë!

Priscilla Presley ishte një prej personazheve të njohur që ranë në sy në eventin e ‘Met Gala’ të organizuar para 3 ditësh. Ish bashkëshortja e Elvis Presley-t pozoi në krah të aktorit të ri që interpreton mbretin e e rock&roll në filmin më të ri mbi jetën e artistit. 76 vjecarja e lavdëroi Austin Butler, djaloshin që luan Presleyn në këtë film. E veshur me të zeza dhe një rreth të madh në kokë në të njëjtën ngjyrë, ajo kishte një pamje disi të zymtë, sipas disa mediave.

Kombinimi i saj i ngjante më shumë atij të një varrimi. Edhe pse ka mbetur një femër elegante, operacionet e shumta estetike kanë lënë gjurmë në fytyrën e saj. E mësuar të radhitet mes grave më të bukura të botës, Priscilla nuk arriti të pajtohej me idenë e plakjes dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve të njëpasnjëshme. Në të kaluarën, ajo ka rrëfyer se ka pasur edhe operacione të passuksesshme, të realizuara nga persona të pakualifikuar.

Rikujtojmë, se ceremonia e dasmës së Priscilla me Elvis zgjati vetëm 8 minuta dhe martesa e tyre 6 vjet, megjithëse u takuan kur ajo ishte 14-vjeçe dhe ai 10 vjet më i madh se ajo. E veja e Elvis Presley-t disa kohë më parë është shprehur në një intervistë për programin britanik “Loose Women” se vitet e saj të adoleshencës nuk ishin të gjitha vajzave normale.

Unë jetova jetën e tij, dëgjova muzikën që dontë ai, shkova në endet ku ai dëshironte të shkonte.

Nga marrëdhënia e tyre lindi vajza e vetme e këngëtarit, Lisa Marie Presley, e cila sot është 52-vjeçe dhe ka katër fëmijë. Kjo e fundit shpenzoi të gjithë trashëgiminë që i ati i la në moshën 9-vjeçare, një shumë kjo prej 100 milion dollarë. Priscilla dhe Elvis Presley patën një histori të trazuar dashurie, të mbushur me akuza por edhe tradhëti. Martesa e tyre u “thërrmua” në 1973, megjithate ajo ende flet për momentet e vështira të asaj marrëdhënieje.