Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero vetëm 2 më parë janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.
Ata ishin më të lumtur se kurrë kur modelja bukuroshe bëri të ditur lajmin e trishtë. Ajo, përmes një postimi në Insta Story lajmëroi ndjekësit se babai i saj i dashur humbi jetën para kohe për shkak të COVID-19.
Në ditën më të lumtur të jetës së saj, Arbenita mori lajmin më të trishtë ndërkohë që edhe e motra publikoi një status në Facebook mbi këtë ngjarje.
Unë kam raportuar me gjakftohtësi vazhdimisht për rastet e reja me COVID dhe viktimat. Një nga viktimat sot u bë edhe babai im, motivi i jetës time, pa të cilin se di a do të gjej forcë më për jetë. Shumë e luta Zotin veç edhe tre muaj me të lënë pranë nesh, se kurrë nuk t’u nda puna e nuk patëm mundësi të kënaqeshim.