Ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze 32-vjeçarja Olga Arkhangelskaya, e cilësuar si “Barbie e Ukrainës”. Olga ishte një stiliste dhe njëkohësisht poete. Prej kohësh ajo njihej për ëndrrën që kishte për t’u dukur si një “kukull Barbie njerëzore”.
Arkhangelskaya vdiq në shtëpinë e saj në Odesa, më 16 Maj, ndërsa ishte vënë re se që prej kohësh ishte shkëputur nga rrjetet sociale. Për këtë ngjarje të rëndë ka folur shoqja e saj e ngushtë, e cila bashkë me të ndjerën kishin ëndërr që të dukeshin si kukulla barbi. Valeriya shprehet se:
Ajo ishte shumë e trishtuar, por në të njëjtën kohë ishte dhe shumë zbavitëse, me një sens të shkëlqyer humori e sarkazme. Ishte shumë e fortë por njëkohësisht e dobët dhe e ndjeshme.
Raportet pretendojnë se pavarësisht se dy mikeshat ndanin ëndrrën e përbashkët për t’i ngjarë kukullës “Barbie”, ishte Valeriya ajo ajo që gëzonte pjesën më të madhe të popullaritetit në rrjete sociale.
E njohur si “Barbie e Odesas”, Valeriya e cila ka mbi një milion ndjekës në “Instagram”, postoi një shkrim në një nga faqet e internetit të mediave sociale ruse, në nderim për shoqen e saj.