Celebrities

E trishtë! Autoritetet argjentinase konfirmojnë se Liam Payne është vetëvrarë!

Ish-ylli i grupit One Direction, Liam Payne, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 31-vjeçare, pas një rënie nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë. Sipas zyres së prokurorit argjentinas, vdekja e tij ishte e shkaktuar nga traumat e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme.

Një autopsi ka konfirmuar se lëndimet në kokë ishin fatale. Hetimi i zhvilluar, që përfshiu intervistat me pesë dëshmitarë, tregoi se Payne ishte vetëm në momentin e rënies. Nga dhoma e tij u gjetën substanca që sugjeronin konsumimin e alkoolit dhe drogës.

Policia ka konfirmuar se rënia e Liam Payne u klasifikua si vetëvrasje. Ai ndodhej në Buenos Aires për një koncert të Niall Horan, ku shokët e grupit u ribashkuan. Vdekja e tij ka tronditur komunitetin e artit dhe fansat në mbarë botën.