Health & Beauty

E thotë edhe studimi, gjoksi me silikon funksionon si “airbag”, mund të zvogëlojë rrezikun e lëndimit në aksidente!

Krahas një busti mbresëlënës, gratë që kanë implante silikoni kanë edhe një avantazh tjetër sipas shkencëtarëve amerikanë të cilët arritën në përfundimin se zmadhimi i gjoksit me implante silikoni mund të zvogëlojë rrezikun e lëndimit në rast aksidenti.

Me një kusht, siç thonë ata në hulumtimin e tyre: Shpejtësia e mjetit të mos jetë shumë e lartë.

Për shembull, siç shkruan gazeta gjermane “Bild”, nëse ndodh një aksident në parkingun e supermarketeve, shoferet femra që kanë bërë zmadhimin e gjoksit rrezikojnë më pak dëmtime sesa femrat që i kanë besuar natyrës, apo se meshkujt.

“Silikonet e gjoksit veprojnë si një mini-air bag në një goditje me shpejtësi të ulët,” shpjegon Dr. Helge Jens, specialiste e kirurgjisë plastike dhe estetike në klinikën e Aachen “Domhof”. Silikoni mund të shpërndajë më mirë presionin ndaj të cilit është i ekspozuar muri i gjoksit në një aksident automobilistik”, shton ajo.

Studimi i mjekëve të Shoqatës së Kirurgjisë Plastike në Spokane (shteti i Uashingtonit) konfirmon rezultatet e klinikës gjermane të Aachen.

Studiuesit amerikanë improvizuan një përplasje me makinë me dhe pa futje silikoni, me një goditje prej gati 2000 Njutonësh. Kjo ngarkesë korrespondon me një shpejtësi goditjeje prej rreth 16 kilometra në orë në një makinë, një forcë e aftë për të thyer brinjë.

Bazuar në rezultatet e shkencëtarëve, tendosja e gjirit me implante silikoni ishte 23% më e ulët se me një gji natyral. Megjithatë, siç nxituan të theksojnë autorët e studimit amerikan, “indi dhjamor dhe implantet e gjoksit silikoni nuk zëvendësojnë në fakt rripat e sigurimit dhe air bag-ët”.

Vihet re se sipas Shoqatës Gjermane për Kirurgjinë Plastike Estetike (DGÄPC), afërsisht 67,000 gra i nënshtrohen zmadhimit së gjoksit me silikon çdo vit.