Arinjtë polarë në Gjirin Hudson të Kanadasë janë në rrezik nga uria pasi ndryshimet klimatike zgjasin periudhat pa akull të Detit Arktik, pavarësisht përpjekjeve të kafshëve për të zgjeruar zakonet e tyre të të ngrënit. Ata përdorin akullin që shtrihet në sipërfaqen e oqeanit në Arktik gjatë muajve më të ftohtë për të arritur prenë e tyre.
Gjatë muajve të ngrohtë, kur akulli i detit tërhiqet, pritet që ata të ruajnë energjinë. Por për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, periudha pa akull po zgjatet në pjesë të Arktikut dhe zona rreth Polit të Veriut vetëm po ngrohet dy deri në katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës. E gjithë kjo i detyron arinjtë polarë të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në tokë.
Gjurmimi i 20 arinjve polarë në Gjirin Hudson tregon se edhe pse ata qëndrojnë gjithnjë e më gjatë pa sipërfaqen e akullt të oqeanit dhe e kanë më të vështirë të arrijnë prenë e tyre të zakonshme, ata nuk dorëzohen por përpiqen me këmbëngulje të gjejnë ushqim.
Në kërkimin e tyre, shkencëtarët përdorën kamera video në qaforet GPS dhe kështu gjurmuan arinjtë polarë për tre javë për tre vjet në pjesën perëndimore të Gjirit Hudson, ku periudha pa akull u zgjat për tre javë nga 1979 deri në 2015. Kjo do të thotë se gjatë arinjtë polarë dekadën e fundit kaluan afërsisht 130 ditë në tokë. Kanë mbetur rreth 25,000 arinj polarë në natyrë dhe ata kërcënohen kryesisht nga ndryshimet klimatike, gjë që i pengon ata të ushqehen me gjahun e tyre të zakonshëm