Aktualitet

E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit. 21-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi, që u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në rrugën Ali Demi pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

Vijon…