Aktualitet Bota

E rëndë në Itali/ Nëna qëllon djalin e saj me plumb në kokë dhe më pas kryen v*tëvrasje!

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës në Vago di Lavagno. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga policia i shtrirë në dysheme në kuzhinë, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u dyshuar se gruaja ishte vrarë, por pas hetimeve rezultoi se fillimisht ajo kishte plagosur të birin dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma, e cila rezulton në pronësi të babait të viktimës.

“Gruaja kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore”, tha prokurori i çështjes.

Gjendja e 15-vjeçares është ende shumë e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Borgo Trento në Verona.