Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Has ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët
Incidenti është regjistruar rreth orës 02:00 në fshatin Nikoliq, informoi sot policia.
57-vjeçari i identifikuar si Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën, Fatime Lushi e cila kishte mbetur e bllokuar mes flakëve, por fatkeqësisht asnjeri nuk ka mundur dot të dalë prej andej.
Zjarrfikëset kanë nxjerr nga banesa dy trupat e viktimave.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rexh Lushi.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi Rexh Lushi dhe nëna e tij, shtetasja Fatime Lushi ndërsa bashkëshortja e shtetasit Rexh Lushi, shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarri