Bota

E rëndë, ariu sulmon vajzën 3-vjeçare në tendën e kampit!

Një ari i zi sulmoi dhe plagosi rëndë një vajzë 3-vjeçare ndërsa ajo ishte në një tendë në një kamp privat në Monatana. Vajza u sulmua më 11 gusht rreth orës 22:00 në një kamp në jug të Red Lodge dhe u dërgua në një spital në qytetin e Billings, thanë zyrtarët lokalë të menaxhimit të kafshëve të egra.

Zyrtarët shtuan se nuk kanë informacion për gjendjen e saj. Ndërsa, zona e kampit u evakuua pas sulmit dhe rreth zonës u vendosën elemente “kurthi” për arinjtë.

Sipas rojeve, rreth kampit kishte materiale që tërheqin arinjtë, të cilët zakonisht janë ushqime dhe mbeturina. Agjencia e Menaxhimit të Kafshëve të Egra rekomandon që ushqimi, mbeturinat dhe çdo gjë që përhap aromë të mbahen larg tendave dhe të vendosen në kontejnerë ose automjete të mbrojtura nga ariu.