Bota

E reja që vrau trafikuesin e saj në prostitucion dënohet me 11 vjet burg në SHBA!

Një grua nga shteti amerikan i Milwaukee është dënuar dje me 11 vjet burg për vrasjen e burrit që e kishte trafikuar për seks kur ishte adoleshente. Dënimi i dha fund betejës ligjore gjashtë vjeçare për tashmë 24 vjecaren Chrystul Kizer, e cila kishte kërkuar mbrojtje nga ndjekja penale për vrasjen.

Kizer ajo ishte akuzuar për vrasjen me armë të 34 vjeçarit Randall Volar, në vitin 2018 kur vajza ishte 17 vjeçe, dhe më vonë pranoi marrëveshjen me prokurorët për t’i shëptuar dënimit me burgim të përjetshëm. Kizer ishte njohur me Volar kur ajo ishte 16 vjeçe, dhe burri e kishte joshur e shfrytëzuar seksualisht duke i dhënë para e dhurata. Më pas ai përfitonte prej saj duke e shitur te të tjerë për seks.

Një investigim i rrjetit Washington Post solli prova se Volar kishte abuzuar dhjetra vajza të tjera në mënyrë të ngjashme me Kizer – shumë prej të cilave ishin nën moshë. Katër muaj para se Volar vdiste, policia e arrestoi ate për shfrytëzim prostitucioni por e kishte pak më vonë për mungesë provash. Policia tha se:

Në qershor 2018 Kizer udhëtoi nga Milwaukee drejt shtëpisë së Volar Kenosha e armatosur me një pistoletë. Ajo e kishte qëlluar dy herë në kohë, i vuri zjarrin shtëpisë së tij dhe mori makinën e burrit.

Prokurorët thanë se vrasja ishte e paramenduar, edhe pse avokatët e Kizer thanë se e reja kishte vepruar në vetëmbrojtje. Rasti i Kizer testoi kërkesat e faljeve për viktimat e trafikut seksual, teksa në disa shtete të SHBA janë miratuar klauzola mbrojtjeje ndaj grave të trafikuara. Kizer tha për rrjetin Washington Post kur kishte kryer më shumë se një vit e gjysmë nga dënimi:

Po përpiqem të bëj përpara.

Gjykatësi tha se pas lirimit ajo përballet me pesë vjet liri nën mbikqyrje.