Reperja e njohur Nicki Minaj ka bërë një homazh për Princeshën Diana. 41-vjeçare ishte në skenë dhe pyeti publikun e saj: “Nga jeni?”, kur dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”. Nicki më pas përdori një theks britanik dhe foli për Princeshën Diana para turmës, duke e quajtur atë “shoqen e saj të mirë”.
Nicki Minaj mocked for holding ‘moment of silence’ for ‘dear friend’ Princess Diana at UK concert https://t.co/8iwClZ0gTh pic.twitter.com/GcznY4sYDH
— New York Post (@nypost) May 28, 2024
“Uells a? Ajo më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princeshës e Uellsit. Le të mbajmë një minutë heshtje për të”-tha ajo, duke lënë turmën të habitur me deklaratën e saj. Kur Princesha Diana u nda nga jeta, në moshën 36-vjeçare, në vitin 1997, Nicki Minaj ishte vetëm 14 vjeçe. Pas kësaj deklarate të reperes nuk kanë qenë të pakta komentet që e ironizonin atë. “Nëse unë mund ta kem Krishtin si mik, atëherë ju mund të keni Dianën”-shkroi një përdorues i rrjetit X.
Rikujtojmë se Minaj është gjobitur nga policia pasi u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit nën dyshimin se po mbante drogë. “Sapo liruam një grua amerikane 41-vjeçare, të cilën e arrestuam këtë pasdite në Schiphol me dyshimin se po eksportonte droga të lehta”-konfirmuan autoritetet holandeze përmes X.
“Pas konsultimit me Prokurorinë Publike, e dyshuara është gjobitur dhe mund të vazhdojë udhëtimin e saj”. Shuma e gjobës nuk është bërë e ditur. Krijuesja e hitit “Starships” konfirmoi më herët gjatë ditës së policia gjeti marihuanë në bagazhin e saj. Incidenti çoi në shtyrjen e turneut botëror të së shtunës mbrëma “Pink Friday 2” në Manchester, Angli.