Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-banorja e edicionit të dytë të “BBV”, Tea Trifoni. Kjo është java e fundit e emisionit më të përfolur shqiptar dhe tanimë rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Në një lojë me pyetje të organizuar në shtëpi, banorët u pyetën se cilin nga personat nuk pëlqejnë. Përgjigja e Luizit ishte ajo që na habiti. Ai e cilësoi Tea-n si personin që nuk i ka pëlqyer kurrë në shtëpi, madje e quajti atë edhe antipatike.
Çfarë ka për të thënë Tea në lidhje me këtë deklaratë të Luizit?
Unë kam dalë goxha herët nga “BBV” dhe kam rreth 3 muaj jashtë. Më bëri çudi fakti që më kujton akoma. Unë do e kisha harruar. Jam një person që jam në mendimet e tij ndërkohë që ai nuk është në mendimet e mia. Më kujton përderisa më përmend. Nuk më intereson se çfarë mendon Luizi. Përplasjet që unë kam pasur me atë kanë qenë për shkakun e tij, jo për shkakun tim. Këtu në Shqipëri ekziston një standard i dyfishtë mes femrave dhe meshkujve. Meshkujt lahen me një pikë ujë ndërsa femrat jo. Ndjekësit shqiptarë, ata që ndjekin këto reality show ndjekin rrymën, pa u munduar të analizojnë e të dalin në një konkluzion me veten e tyre. I marrin gjërat shabllon. Nuk kanë një mendim kritik të tyren. Janë të frustruar sepse ka shumë gjëra që nuk shkojnë që nga politika, qeverisja, ekonomia që është e dobët, shoqëria me një mentalitet pas në kohë. Ky frustrim duhet të kanalizohet diku ku atyre nuk iu bën dëm në jetën reale. Mua kjo nuk më bën asnjë ndryshim, sepse në fund të ditës nuk kam asnjë influencë në jetën e tyre të përditshme.