Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të televizionit prej shumë vitesh tanimë. Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale.
Së fundmi, me anë të një Ask-u të bërë në llogarinë e saj në Instagram, prezantuesja iu është përgjigjur disa pyetjeve duke shuar kuriozitetin e ndjekësve të saj. E teksa së fundmi është përfolur shumë vajza e saj Nicol, e cila i është bashkuar rrjetit social Instagram, një ndjekës i është drejtuar Vejsiut duke e pyetur se përse nuk flet për jetën personale dhe kjo e fundit është përgjigjur kështu:
Sepse e kam të shtrenjtë për ta shitur lirë. Pa paragjykime për ata që e bëjnë… thjesht zgjedhje, mbase ngaqë jam natyrë protektive. I mbroj gjërat që dua. U deshën 15 vite e gjysmë, që të dilte për herë të parë foto e vajzës.
E pyetur nga një ndjekës se cilat emisione është ftuar të drejtojë, por ka refuzuar ajo ka treguar se ka refuzuar një të tillë në Itali, duke treguar qartë se kush është synimi i saj. Rikujtojmë gjithashtu se një komentues në një ‘Ask’ e ka pyetur prezantuesen se “sa herë në ditë i thotë vetes boll lekë ke lëre TV”. Dhe nuk ka mbetur pa një përgjigje ashtu si vetëm ajo di të japë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.