Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.
Shpesh Sara ‘bisedon online’ me ndjekësit e saj teksa iu përgjigjet kurioziteteve të ndryshme që ata kanë. Si ka bërë dhe së fundi ku në një ‘Ask’ dikush e ka pyetur ‘A është e vështirë të kesh një fëmijë? Të ndryshon?’ Bukuroshja i është përgjigjur kështu:
100% po. E dëgjon shpesh. Por nuk e kupton kurrë në të vërtetë derisa të ndodh. Sakrifikon rehatinë tënde për të tyren dhe kohën nuk e ke më për vete. Por ia vlen!
Para disa ditësh, Sara festoi 30-vjetorin e saj në një festë private me miq ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP, të cilët kanë ndarë me ne pamje nga atmosfera ‘e çmendur’ dhe shumë festive e ditëlindjes së saj. Disa nga të ftuarit që kanë ndarë me ne momente nga festa janë Yll Limani, Dhurata Dora, Ardian Bujupi, Lumi B, e të tjerë.
Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.