Live From Tirana

E premtja vjen ndryshe falë “Social Top 5” me Albanën

Rrjetet sociale janë tashmë një pjesë e pandashme e jetës sonë. Aty informohemi mbi gjithçka e sigurisht është edhe një formë alternative argëtimi e thashethemesh.

Shpeshherë diskutohet rreth VIP-ave dhe ndjekësve të tyre të zjarrtë që ndonjëherë shkaktojnë ‘drama’ nëpërmjet komenteve. Janë pikërisht këta të fundit ‘çelësi i suksesit online’ të personazheve të famshëm.

Por sa ndjekës kanë yjet tanë të preferuar? Sa ka shkuar numri i ‘followers’ të tyre dhe sa ka rënë? Cili është në piedestalin e Instagram-it si më i ndjekuri njëkohësisht më influencuesi, e kush ka rënë nga froni duke humbur ndjekës?

Për këto do të dikskutohet në rubrikën më të re në Top Albnia Radio, “Social Top 5” prezantuar nga Albana çdo të premte në mesditë Live From Tirana. Ajo do t’ju përditësojë me të gjitha detajet e llogarive të VIP-ave në këtë rrjet social. Një minutazh shumë argëtues që e bën eksperiencën e lundrimit në Instagram edhe më të bukur.