Lajmet e fundit

E premtja e 13-të do të vijojë me rrebeshe shiu, shtrëngata dhe breshër!

Sot, vendi ynë do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Mot i vranët dhe reshje shiu kanë filluar që në orët e para të ditës, duke u shtrirë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, reshjet mund të jenë më të forta.

Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe mund të shoqërohen me shtrëngata dhe rrebeshe afatshkurtra, përfshirë shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, por mund të arrijë deri në 20 m/sek në vijën bregdetare dhe gjatë zhvillimit të vranësirave. Deti do të ketë forcë 3-4 ballë.

Temperaturat do të variojnë: në zonat malore nga 14 deri në 28°C, në zonat e ulëta nga 17 deri në 27°C, dhe në zonat bregdetare nga 20 deri në 27°C.