Sipas raporteve të Shoqatës Britanike të Kafesë, 2 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë. Përveç rritjes së energjisë, kafeja ofron disa përfitime të tjera, duke përfshirë përmirësimin e humorit, performancën më të mirë atletike. Është gjithashtu plot me antioksidantë të shëndetshëm të njohur për të luftuar inflamacionin dhe merr pjesë në rregullimin metabolik.
Megjithatë, mund të ketë disa efekte anësore, veçanërisht kur e pimë shpejt. Nëse keni nevojë për një nxitje të shpejtë të energjisë, mund të pini shpejt një filxhan kafe të zezë. Por konsumimi i këtyre pijeve në një periudhë të shkurtër kohore mund të jetë një ide e keqe. Trupit tonë i duhet kohë për të përpunuar kafeinën.
Pirja ngadalë do të thotë gjithashtu se do të keni më shumë kohë për të vënë re efektet e kafeinës. Sipas Healthline, konsumimi i shpejtë i kafeinës mund të çojë në dridhje, rrahje të zemrës, ankth, të përziera. Konsumimi kujdesshëm i kafes, i bën mirë sistemin tuaj të tretjes. Duke e mbajtur pijen në gojë pak më gjatë para gëlltitjes pështyma juaj ka më shumë kohë për të rënë në kontakt me kafen, gjë që mund të jetë e dobishme nga pikëpamja gastrointestinale. Gjithashtu, është mirë që të hani diçka përpara se të pini kafenë tuaj.
Stimuluesi kryesor në kafe është kafeina dhe mënyra kryesore se si funksionon kafeina është duke ndryshuar mënyrën se si qelizat në trurin tonë ndërveprojnë me një përbërës të quajtur Adenozina. Adenozina është pjesë e sistemit që rregullon ciklin tonë të gjumit dhe zgjimit dhe një pjesë e arsyes pse nivelet e larta të aktivitetit çojnë në lodhje. Ndërsa merremi me aktivitetet tona të përditshme, nivelet e adenozinës rriten sepse lirohet si nënprodukt pasi energjia përdoret në qelizat tona.