Celebrities Gossip Showbiz

E pësuan nga policia pas ‘lojërave të shpejtësisë me makina’, reagon Hati i Tik-Tok-ut: Keni kapur kriminelen më…

Policia e Tiranës ka gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara. Po ashtu u është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët ata udhëtonin.

Në rrjetet sociale Hatixhe, e njohur si Hati, ka reaguar me ironi:

Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!

Gjithçka nisi pasi ata publikuan në rrjetete sociale, momente teksa lëviznin me shpejtësi tejë normave të lejuara në zona të banuara.

Njoftimi i policisë:

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112…